Aktualitet

Vuçiç poston foto nga darka në Elbasan, bisedime që të lidhemi më fort!

Mbrëmjen e sotme Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev janë duke darkuar në Elbasan.

Në rrjetin social, Instagram Vuçiç ka publikuar një foto nga darka dhe shkruan se “OpenBalkan”  është një iniciativë e jashtëzakonshme.

“Ne e konsiderojmë OpenBalkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, @ediramaal, dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, @zoranzaev”- shkruan Vuçiç në Instagram.