Rajoni

Vuçiç pret Merkel me një buqetë me lule në aeroport!

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Beograd. Ajo është pritur në aeroport nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç me një buqetë me lule.

Në aeroport për të pritur Merkel ndodhej edhe ambasadori gjerman Thomas Schieb dhe ambasadorja serbe në Gjermani Snezana Jankovic.

Kam ardhur shumë më herët seç duhet ashtu si çdo herë kur jam nervoz. Mendoj se e kam thënë 500 herë sa fabrika gjermane ka në Serbi, sa punonjës kanë, sa është investimi gjerman dhe sa është tregtia. Të gjitha detajet e marrëveshjes së Brukselit dhe të tjerëve dhe ende kam ankth dhe frikë se mos prish diçka “, -deklaroi Vuçiç.

Merkel gjendet në Beograd dhe rajon në fund të turneut të saj lamtumirës si Kancelare Gjermane.

Ceremonia e mirëseardhjes do të mbahet para Pallatit “Serbia”. Takimi i parë mes kancelares Merkel dhe presidentit Vuçiç është planifikuar menjëherë pas pritjes zyrtare, pas orës 18:00.

Bisedimet do të përqendrohen në marrëdhëniet dypalëshe, marrëdhëniet ekonomike dhe politike dhe çështje të perspektivës evropiane. Merkel dhe Vuçiç do të flasin privatisht dhe pas kësaj, u njoftuan deklarata për mediat.

Vuçiq është takuar 16 herë me kancelaren gjermane që nga viti 2014. Në fillim të qershorit 2014, ata biseduan në Berlin, tre muaj më vonë në kuadër të Procesit të Berlinit, gjithashtu në Berlin dhe pastaj Merkel mbërriti në Beograd.

Pas Beogradit Merkel do të qëndrojë në Tiranë, aty ku fillimisht do të takohet me kryeministrin Rama.

Në axhendë përpos bisedës dhe konferencës me kryeministrin Edi Rama është edhe një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, i iniciuar disa vite më parë nga vetë Merkel.