Rajoni

Vuçiç: Vazhdon “konflikti i ngrirë” me Prishtinën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç akuzon Prishtinën se nuk është gati për zgjidhje kompromisi e theksoi se “vazhdon konflikti i ngrirë”. Sipas tij, “ideja e përkufizimit të kufijve e përfolur më herët, paraqet zgjidhje, me të cilën Serbia do të ishte sa e kënaqur aq edhe e pakënaqur sa pala tjetër”.

Për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë u fol në verë të vitit 2018 ndërsa pati reagime pro e kundër në të dyja vendet e gjithashtu nga komuniteti ndërkombëtar. Në Prishtinë, autoritetet e hodhën poshtë idenë dhe nënvizuan se mosmarrëveshjet duhet të përfundojnë me njohje reciproke.

Kosova dhe Serbia, taprej gati 10 vitesh  janë duke biseduar për normalizimin e marrëdhënieve. Herën e fundit, Kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë takuar më 7 shtator të vitit 2020.