Sport

“Vura bast me djalin”/ Shqiptari që ndërpreu ndeshjen me Italinë zbulon pse hyri në fushë

Ndeshja Shqipëri-Itali u ndal për disa sekonda në minutat shtesë, pasi një tifoz hyri papritur në fushë. Sipas mediave kosovare, tifozi është Sami Rexhepi nga Skenderaj, i cili jeton në Duseldorf të Gjermanisë.

Rexhepi vrapoi drejt lojtarëve kuqezi në fushë, por menjëherë ndërhyri stafi i UEFA-s, duke e nxjerrë jashtë, ndërkohë që u kujdesën që ky moment të mos transmetohej në ekran.

Kur është pyetur për arsyen e hyrjes në fushën e blertë, shqiptaru ka thënë:

Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet momenti i largimit të shqiptarit nga fusha blertë.