Mëngjesi në Top Albania Radio fillon me “Wake Up”. Programi i njëkohshëm radio-televiziv i Top Channel e Top Albania Radio, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Programi nis analizat mbi lajmet e pritshme gjatë ditës, këmbimin valutor e parashikimin e motit.
“Wake Up” vjen e thellohet me bisedat e mëngjesit me të ftuarit në studio. Bisedat janë përqëndrimi i mendimit e analizës apo i informacionit mbi gjithçka duke nisur nga politika, jeta e përditshme urbane e deri tek arti, spektakli dhe personazhet më interesante në vend.
Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tre orëve të transmetimit, veç informacionit tipik mëngjesor që tërheq vëmendjen e dëgjuesve dhe shikuesve, muzika e programit mbetet një nga armët e forta që prek të gjitha gjeneratat e audiencës dhe dëshiron që të jetë kolona zanore e çdokujt, që në nisje të ditës.
“Wake Up” do të rikthehet sërish në ekranin e Top Channel dhe Top Albania Radio duke filluar nga 2 shtatori, nga e hëna në të premte, 07:00 – 10:00. Me tre moderatorët më simpatikë, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, ky sezon premton shumë surpriza. Duke filluar nga temat më aktuale të çdo fushe, personazhet interesantë, por edhe në lojërat e ndryshme me quiz, aq të preferuara për publikun, që i jep atyre mundësi të fitojnë dhurata nga më të ndryshmet. E mesa duket do të kemi dhe një risi këtë sezon. Mos ndoshta moderatorët me postimin e fundit në rrjete sociale na paralajmëruan për një tjetër rubrikë? Epo, na ndiqni duke filluar nga dita e hënë dhe mos humbisni asgjë!