Celebrities Showbiz

Will Smith kapet mat duke bërë seks nga personi i fundit që ai mendonte!

Së fundmi, aktori i njohur Will Smith ka publikuar librin e tij të titulluar “Will” , i cili ndaj kujtimet e tij më të bukura. Aktori ndau një nga momentet më të sikletshme nga adoleshenca, momentin kur nëna e tij e ka kapur mat duke bërë seks në kuzhinën e saj. Will shpjegoi se pasi filloi të takohej me të dashurën e tij të shkollës së mesme Melanie Parker, ajo u zhvendos në familjen e të dashurit të saj Will.

Nëna e tij kishte një kusht për këtë, që të mos kryenin asnjëherë marrëdhënie seksuale në shtëpi. Por më pak se tre muaj nga qëndrimi i Melanie në shtëpinë e Smith, Will theu rregullin dhe përfundoi në një situatë mjaft të sikletshme për të. Nëna e aktorit hyri në kuzhinë, teksa çifti ishin në një moment shumë intim dhe i kapi mat duke kryer marrëdhënie seksuale në dyshemenë e kuzhinës në orën 4 të mëngjesit. Smith rrëfen se:

Ajo ndezi dritën ashtu siç kishte bërë dhjetëra mijëra herë më parë. Por këtë herë, sytë e saj panë djalin e saj të madh së bashku me të dashurën e tij duke bërë seks. Si adoleshent ju them se nuk mund të ndihesh më keq sesa të të kapë nëna jote në momente intime me të dashurën tënde në dyshemenë e kuzhinës.

Nëna e tij i kërkoi Melanie-s të largohet menjëherë nga shtëpia e saj. Will thotë se:

Nuk jam ende i sigurt pse e bëra atë veprim atë natë. Edhe sot e kësaj dite, nuk e kam idenë se çfarë po mendoja. Nga të gjitha përvojat që po ndaj në këtë libër, ky është momenti i vetëm i sjelljes sime që ka më pak kuptim për mua.

Pas kësaj ngjarje, Will dhe Melanie vazhduan të takoheshin për disa vite përpara se të ndaheshin përfundimisht nga njëri-tjetri.

Rikujtojmë se, Will Smith ka vendosur që dita-ditës të tregohet gjithnjë e më i sinqertë kur vjen puna për të treguar eksperiencat dhe përvojat e jetës së tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi me Oprah Winfrey për “The Oprah Conversation” të ‘Apple TV+’, aktori 53-vjeçar tregoi edhe disa detaje të reja në lidhje me martesën e tij me Jada Pinkett Smith. Aktori ka treguar se ata kishin kaluar një periudhë kohe të ndarë pasi në një episod të vitit 2020 në ‘Red Table Talk’, Pinkett Smith zbuloi se kishte pasur një lidhje me këngëtarin August Alsina gjatë kohës që ishte ende e martuar me Smith.