Aktualitet Politikë Rajoni

Wine Vision Open Balkans, mbyllet panairi ndërkombëtar i verës në Beograd

Panairi ndërkombëtar “Wine Vision Open Balkans” , i cili u zhvillua në Beograd në kuadër të Samitit të Ballkanit të Hapur ka përfunduar sot. Panairi i verës u hap më 1 shtator nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas, Dimitar Kovaçeski.

Në panair morën pjesë rreth 400 prodhues të verës nga më shumë se 22 vende të ndryshme të botës. 160 prodhues ishin nga Serbia, 26 nga Shqipëria, ndërsa 47 ekspozues nga Maqedonia e Veriut.

Përveç vendeve anëtare të Ballkanit të Hapur, kishte ekspozues edhe nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Franca, Kili, Argjentina, Italia, Rumania, Moldavia, Afrika e Jugut dhe vende të tjera.

Në fokus ishte edhe ushqimi, si një lloj tradite, me pesë mjeshtër kuzhinierë nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Në këtë aktivitet kishte blerës nga BE, SHBA, Kina dhe vende të tjera nga Lindja. Për turizëm Në ditën e dytë të Open Balkans në Beograd u mbajt pjesa politike e Samitit.

Në Samit u nënshkruan marrëveshje për mekanizmat e sigurisë ushqimore dhe lirinë e tregtisë në Ballkanin Perëndimor.

1-Marrëveshja për sigurinë ushqimore midis Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e bujqësisë së vendeve përkatëse)

2-Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizive në Ballkanin Perëndimor. (Marrëveshja u nënshkruan nga ministrat e kulturës së vendeve respektive)

3-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e minierave dhe Energjisë. (Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrat e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe Serbisë)

4-Plani ndër operativ në fushën e emergjencave civile mes Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. (Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Zëvendës ministrit dhe kreut të Departamentit të Emergjencave, Serbi, Zëvendësdrejtorit të emergjencave civile të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile të Shqipërisë).