Music Selected By

Wizii Dj garanton një mbrëmje të paharrueshme sonte në “Selected By”!

Nuk duhet të harroni se Top Albania Radio e ka zgjidhjen për të gjitha, bëhet fjalë për programin më të bukur muzikor, “Selected By”, i cili sjell pranë jush Dj-të më të mirë. Çdo të dielë, në orën 20:00 fillon ‘festa’ me muzikën më të bukur që mund të keni dëgjuar ndonjëherë, me këngë të zgjedhur nga Dj-të tanë residentë dhe jo vetëm.

Këtë herë në “Selected By” do të luajë për ju, duke sjellë këngë të mrekullueshme dhe të zgjedhura me shumë kujdes nga vetë ai, Wizii Dj.

Si gjithmonë Wizii Dj sjell një frymë krejtësisht ndryshe dhe mjaft të veçantë. Sonte në “Selected By” do të shoqëroheni nga shumë ritëm dhe energji!
Një playlist i veçantë me një larmi rrymash, duke nisur nga Dance, Hip-Hop, R&B e deri tek hitet më të dashura nga të gjithë. Qëndroni me Wizii Dj përreth dy orë, një maratonë plot jetë dhe vibe duke qenë se jemi edhe në një sezon shumë të bukur festiv.

Mos harroni të vendosni alarmët tuaj për të ndezur radion e shijuar magjinë e këngëve të përzgjedhura me shumë kujdes nga Dj jonë!