Lancio Music

Wizii Dj vjen ndryshe në “Selected By”

Në rrugëtimin e tij si Dj, Wizii gjithmonë e ka gjetur veten tek kategoria ‘Dance House’ dhe pikërisht kjo rrymë do të jetë kryefjala e playlist-ës së tij sonte në “Selected By”.

“Komunikimi përmes muzikës është ajo që unë bëj çdo ditë me ju në radio por kjo e Dielë do të jetë ndryshe” -u shpreh ai.

Në playlist-ën e tij do të dëgjoni pak Dance të ndërthurur me Hip-Hop, R&B dhe Disco e viteve 80’.

Nga “Swedish House Mafia” tek “Avicii”, “Tiésto”, “Fedde Le Grand” janë disa prej artistëve që do të jenë prezent përmes materialeve të tyre. Në këtë minutazh dedikuar përzgjedhjeve muzikore Wizii do të shndërrojë mbrëmjen në Top Albania Radio në një klub të vërtetë!