Celebrities Gossip Showbiz

Wow! Oriola Marashi shfaqet ‘topless’ dhe na la me gojë hapur

Oriola Marashi është padiskutim një nga bukuroshet më të njohura shqiptare, e cila ka kapur majat e modelingut, duke u bërë pjesë e modeleve të njërës prej brandeve më të famshme në botën e modës “Guess”.

Ajo asnjëherë nuk ngurron të shfaqë në rrjete sociale hiret dhe format e saj trupore që janë tepër provokuese. Së fundmi, modelja duket se e ‘bëri zemrën gur’ për ndjekësit e saj duke publikuar disa fotografi që ‘ndezën’ Instagram-in. Teksa shfaqet ‘topless’ dhe vetëm një palë të brendshme Oriola ka shkruar:

Botë, ndalo pak

Dhe bota patjetër që ndaloi pas këtyre fotografive…

Është përfolur shumë në media së fundmi rreth ndarjes së çiftit Oriola-Eros. Dedikimet në Story, mosndjekja e njëri-tjetrit në rrjete sociale ishin ‘shkëndijat’ e para që i bënë të gjithë të besojnë se mes tyre çdo gjë ka marrë fund. Megjithatë asnjë nga të dy nuk kishte bërë asnjë reagim rreth këtyre thashethemeve, derisa Erosi vendosi t’ju japë fund një herë e mirë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi futbollisti ka treguar se rrugët e tij me Oriolën janë ndarë, megjithatë vazhdon të ketë shumë respekt për të.