Sport

Xhaka: E ardhmja ime vendoset javën e ardhshme, ndeshja tjetër është e fundit për mua me Arsenal!

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka po afrohet gjithnjë e më shumë me Bayer Leverkusen dhe të dhëna të mëtejshme i dha vetë ai në një intervistë për “The Standard”.

Xhaka theksoi se e ardhmja e tij do të qartësohet plotësisht javën e ardhshme.

“Me siguri e ardhmja ime do të dihet javën e ardhshme. Mendoj se tifozët e meritojnë dhe gjithashtu unë. Ne kemi një tjetër javën në Premier League, dua ta shijoj, nëse kthehem pas 3 vite, sot ndihem krenar dhe i lumtur. Gjithmonë do t’u jem mirënjohës fansave për mënyrën se si po më trajtojnë pas kësaj, nuk e prisja. Javën e ardhshme, e përsëris, do të dimë shumë më tepër për të ardhmen time. Dua t’u kthej diçka tifozëve për atë që mund të jetë ndeshja ime e fundit me ‘Topçinjtë’. Doja të bëja diçka të veçantë këtë sezon, ndoshta me një titull, por nuk ndodhi kështu”-tha mesfushori.

Media prestigjoze gjermane, “Sport Bild” më herët shpjegonte se mungon vetëm firma për të zyrtarizuar këtë lëvizje të Xhakës.

Arsenali do të përfitojë 15 milionë euro për mesfushorin 30-vjeçar, i cili me siguri do të firmosë deri në vitin 2027.

Deri në qershor gjithçka do të mbyllet.