Celebrities Gossip Showbiz

Xhemi Shehu na i bëri sytë me zemra me postimin e saj të fundit!

Prezantuesja e dashur Xhemi Shehu rrallëherë na tregon momente nga jeta e saj private, megjithatë duket se këtë herë vendosi të na tregojë pak më shumë. Në një Instastory të publikuar pak më parë nga vetë ajo, na bëri sytë zemra me fotografinë e djalit të saj të vogël, i cili mesa duket nuk është më dhe aq i vogël.

Teksa shfaqet në plazh nga ditët e pushimit që familja po kalon, Xhemi na tregon se djali i saj është një kopje e saja  identike në tipare.

Së fundmi, e ftuar në “Ndryshe”, ajo zbuloi detaje mjaft interesante në një bisedë zbavitëse e me shumë humor. Xhemi zbuloi se ajo ka dashur në fëmijërinë e saj të bëhet mësuese për një arsye vërtet të ëmbël, pasi ka pëlqyer dhe imituar mësuesen e saj të fëmijërisë.