Fashion Gossip Showbiz

Xhensila frymëzohet nga Elvana Gjata!

Shpesh na rastis që të bëjmë ‘xing’ apo të kemi ngjashmëri në pamje me persona të tjerë, më së shumti femrat, ndodh që të kenë ngjashmëri të frikshme me njëra-tjetrën, që prej veshjes e deri tek flokët apo makijazhi.
Kjo mendohet të ndodhë prej trendeve të reja që dalin pothuajse çdo ditë, por edhe prej inspirimeve që ato kanë nga personazhe të ndryshëm me influencë në botën e modës por jo vetëm.
Nëse mendonit që vetëm ju ‘kopjonit’ stilin e artistes tuaj të preferuar, ne ju tregojmë se nuk jeni të vetmit.
Së fundmi, Elvana Gjata është bërë shumë aktive në rrjete sociale duke postuar foto të shumta ku shfaqet me ‘look’ të larmishëm dhe sigurisht plot stil.
Një artiste që frymëzon shumë të rinj e të reja me këngët e saj, por dhe me stilin e saj fin e plot elegancë.
Duket se një nga koleget e saj, këngëtare shumë e njohur dhe e dashur për të gjithë, Xhensila Myrtezaj zgjedh veshjet e saj bazuar nga postimet e Elvanës.
Çuditërisht, të dy këngëtaret kanë postuar në të njejtën ditë foto ku duken të veshura me të njejtin stil, flokët e dendur me onde të rëna të mëdha, syze dielli dhe ngjyrat mbizotëruese bardh e zi.
Një rastësi e tillë duket gati e pamundur dhe ne nuk po kuptojmë se cilës i shkon më shumë ky stil i ri veshje…