Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen sërish prindër vitin që vjen?

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

E sot, pas plot 4 vitesh nga martesa e tyre, Xhensila uron Besin për përvjetorin, por ajo që bie në sy është dëshira e këngëtares. Me anë të një video ku duket dyshja, ajo shkruan:

P.S: Gëzuar përvjetorin e martesës shpirt, vitin tjetër ishalla!   

Mesa duket, çifti ka nisur planet për zgjerimin e familjes dhe dëshira e Xhensilës për t’i bërë Ajkës një vëlla ose motër qenka shumë e madhe!

Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se do të vijë shumë shpejt në një bashkëpunim me Klajdi Harunin, një këngë të cilën e ka shumë përzemër.

Mezi po e pres, është një nga këngët që e kam dashur më së shumti. Ka gati një vit që është bërë si projekt, por po presim kohën e duhur që ta lancojmë dhe besoj se shumë shpejt.

Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Lumi B. “Prit pak” vetëm dy muaj pas publikimit ka plot 13 milion klikime.