Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj do të bëjë një bashkëpunim muzikor me Luiz Ejllin?

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh artistja u rikthye me shumë projekte të reja muzikore. Por, përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.

Gjatë një interviste ditën e djeshme në “E Diell” Xhensila nuk mund të mos pyetej edhe për formatin më të ndjekur televiziv të momentit, pra për “Big Brother Vip 2”. Përveç se këngëtarja tregoi të preferuarit e saj është pyetur nëse do të donte një bashkëpunim me Luiz Ejlli, pasi ai të dalë nga “BBV2”. E për këtë Xhensila ka dhënë një përgjigje pozitive.

Ta marrim kështu, super këngëtar është, ka një karrierë të mëparshme goxha të mirëfilltë, fitues i ‘Etheve të së Premtes’ pak a shumë kemi një rrugëtim të njëjtë edhe pse unë nuk i fitova ‘Ethet’, pjesëmarrës në Eurovision, këngë shumë të suksesshme kështu që pse jo, po të jetë një këngë e duhur.

Familja Kallaku shpesh udhëton nëpër botë dhe ndan me ne momente nga pushimet e tyre. E pak ditë pasi përfunduan pushimet në Bali, së fundmi Xhensila na kanë treguar me anë të disa postimeve në Instagram se kanë nisur përsëri pushimet e këtë herë kanë zgjedhur si destinacion Singaporin.