Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj “kopjon” Elhaida Danin? Këngëtaret bëjnë ‘xing’!

Nuk janë të pakta rastet, ku të famshmet inspirohen apo në mënyrë të rastësishme bëjnë ‘xing’ me veshjet e tyre. Gjithmonë vajzat e showbiz-it përpiqen të ruajnë veçantinë e tyre duke mos u shfaqur me të njëjtin ‘look’ në daljet e tyre televizive.

Xhensila Myrtezaj një nga këngëtaret më të njohura të showbiz-it tonë duket se është inspiruar nga një tjetër këngëtare. Bëhet fjalë pikërisht për Elhaida Danin dhe fustanin e saj që mbante veshur në klipin e këngës “Amore”. Një fustan i shkurtër i hapur në pjesën e parme në formën e zemrës, i cili e shfaq dekoltenë në mënyrë shumë provokuese duket se jua ka ‘vjedhur’ zemrën vajzave tona.

E para ka qenë Elhaida që e ka veshur në klipin “Amore”, pjesë e albumit “ZanIN”, ndërsa Xhensila e ka publikuar pak më parë në llogarinë e saj në Instagram. I vetmi ndryshim mes tyre është ngjyra, ku Elhaida e ka në ngjyrën rozë, ndërsa Xhensila në të zezë.

Sipas jush, cilës nga vajzave i shkon më shumë?

Para pak ditësh, Elhaida ishte e ftuar në “Live From Tirana” ku zbuloi për TAR gjithçka nga albumi i saj më i ri “ZanIN”, i cili përbëhet nga 5 këngë. Artistja e njohur u shpreh se në këto projekte muzikore ka dhënë të gjithë shpirtin dhe ka dashur të vijë 100% shqip.

Nga ana tjetër, Xhensila ka paralajmëruar se do të lançojë këngën e saj më të re, por ende nuk dihet zhanri apo data e publikimit të projektit muzikor, ndaj jemi në pritje të detajeve të tjera nga vetë artistja.