Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj na prezanton me ‘Parajsën’ dhe ne sapo na u bënë ‘sytë zemra’!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Jo vetëm me projektet muzikore që sjell, por artistja na surprizon shpesh edhe me ‘look-un’ e saj gjithmonë shumë të kuruar.

Me anë të postimit më të fundit në llogarinë e saj në Instagram, Xhensila na ka treguar padyshim ‘Parajsën’ teksa ka pozuar në natyrën e mrekullueshme të Bali-t, aty ku ishte me pushime së bashku me familjen e saj.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it. Ata janë me njëri-tjetrin  prej 13 vitesh duke jetuar kështu një histori shumë të bukur dashurie, por së fundmi u përfol gjatë nëpër media se mes dyshes gjërat kanë marrë fund. Fillimisht gjithçka nisi si thashethem, por burime pranë tyre treguan se prej disa muajsh ata janë në një krizë. Madje u tha se Xhensila është largur nga shtëpia së bashku me vajzën dhe se ata nuk jetojnë më nën të njëjtën çati.

Megjithatë, ata zgjodhën që të hidhnin poshtë zërat për ndarjen e tyre në mënyrën më të bukur dhe romantike të mundshme. Ka qenë Xhensila ajo që ka postuar e para në Instagram një video nga koncerti i saj i mbrëmshëm. Ajo është shoqëruar nga Besi dhe madje në një moment i ka bërë dhe një dedikim romantik në skenë dhe më pas kanë shkëmbyer dhe një puthje.