Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj, një Úrsula Corberó shqiptare!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Lumi B. “Prit pak” tre muaj pas publikimit ka afro 15 milion klikime dhe sërish renditet në listën e ‘The Top List’.

Jo vetëm një këngëtare shumë e mirë dhe e suksesshme, por Xhensila gjithashtu është një nga personazhet e famshme që eksperimentojnë dhe janë gjithmonë të kuruara kur bëhet fjalë për ‘look-un’ e tyre. Megjithatë, edhe pse jemi mësuar ta shohim këngëtaren bukuroshe gjithmonë tepër vajzërore, Xhensila pak më parë publikoi një fotografi nga një set fotografik i bërë së fundmi ku shfaqet me flokët komplet të prerë shkurt dhe na la pa fjalë. Ajo duket payshim si një Úrsula Corberó shqiptare!

Jo vetëm flokët e shkurtra, por dhe veshja e Xhensilës është tejet provokuese dhe jemi me të vërtetë të befasuar nga look-u i saj më i ri. Nuk dihet nëse kjo pamje e re do të përdoret nga ajo për projektin muzikor të rradhës.

Xhensila Myrtezaj nuk ngurron asnjëherë të tregojë afrimitetin me familjarët e partnerit të saj, aktorit të njohur Bes Kallaku. Herë me gjyshen e tij të famshme e herë me prindërit, këngëtarja shpesh na regon marrëdhënien e mirë që ka me ta.

E jo vetëm me ta, por Xhensila ka gjithashtu një miqësi shumë të mirë edhe me kunatën e saj, Ana Kallaku. Ana nuk është një personazh i panjohur për publikun, pasi ajo është gazetare e njohur nga audienca. Së fundmi, këngëtarja ka uruar kunatën e saj për një projekt të ri televiziv që ka nisur dhe fjalët që i ka dedikuar janë me të vërtetë emocionuese.

Të pret një rrugtim i gjatë dhe i bukur. Lart e më lart shpirt plot talente.

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.