A Live Night Celebrities Music Showbiz

Xhensila Myrtezaj rrëfen hapat e parë në muzikë në “A Live Night”!

E ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night” ishte Xhensila Myrtezaj, në një rrëfim të jashtëzakonshëm të saj. Shumë e sinqertë dhe pa filtra, Xhensila rrëfeu për jetën e saj profesionale, nga hapat e parë në muzikë deri të vështirësitë dhe sakrificat e shumta, teksa na tregoi edhe më tepër për jetën personale, dashurinë e saj për Besin, dhe njeriun më të shtrenjtë pikërisht Ajkën.

Në një episod ku veç intervistës së artistes, Xhensila solli edhe disa interpretime të mrekullueshme të këngëve të saj, ku nuk munguan as sekrete të vogla lidhur me ato projekte muzikore. E teksa u shpreh për dashurinë e saj të madhe muzikën, Xhensila na zbulon gjithçka, nga artistët e preferuar, deri te hapat e parë në muzikë tek “Gjeniu i Vogël”.

Këngëtarët e mi të preferuar kanë qenë Whitney Houston, Michael Jackson, Mariah Carey, Billie Eilish, Lana Del Rey. Dhuratat që mami më bënte çdo ditëlindje ishin kasetat e këtyrë këngëtarëve. Unë këndoja nëpër shtëpi, më dukej vetja si ato, kënaqesha me aq pak, por që për mua ishte shumë.

Dalja ime e parë ka qenë te “Gjeniu i Vogël”. Dikush më dha një gur të vogël nga kisha që të më sillte fat. Ndodhi që pas diku tre muajsh bëra audicionin tim të parë te “Gjeniu i Vogël” dhe e mbaja gurin fort në dorë. Në një moment, Alketa Vejsiu, ndërhyn në mes të këngës dhe më pyet se çfarë ishte. Asgjë nuk është rastësi është Zoti anonim që i vendos gjërat aty ku duhen.

E ku ka më bukur se të kesh profesion atë që ti do vërtet shumë, pasionin tënd, dashurinë tënde për muzikën. Kur i merr frytet prej saj, janë frytet më të ëmbla që mund të marrësh. Arti mban çdo artist gjallë. Unë mendoj që pa muzikën, pa artin tim jam një shpirt jo i gjallë, një shpirt i vdekur. Mos të flasim për përfitimet, por për atë që mua më jep përmbushje. Arti është përmbushja ime dhe jam shumë e lumtur që është bekim edhe në profesionin tim.