Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj sapo shënoi suksesin e radhës!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me një projekt të ri muzikor. Kënga e saj e re titullohet “Ale Ale” në të cilën këngëtarja erdhi solo.

“Ale Ale” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List“, Top Awards duke u renditur kështu në vendin e katërt. E ky nuk është suksesi i vetëm që bukuroshja ka arritur me projektin e saj më të ri pasi gjithashtu ka plot 2 milion klikime në platformën YouTube.  Këtë e ka bërë me dije vetë Xhensila me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Duket se këngëtarja nuk po mjaftohet me kaq. Xhensila para pak ditëve nëpërmjet disa videove në Instagram paralajmëroi se do të vinte në një bashkëpunim me Elgit Dodën.

Duke ndarë video të njëri-tjetrit në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, artistët dëgjohen teksa këndojnë një pjesë të shkurtër të projektit. “A e din ti”, kanë shkruar artistët e njohur sipër videove bardhë e zi duke mos dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti.

Jo vetëm kaq. Bukuroshja ka njoftuar se është drejt finalizimit edhe të tre projekteve të reja.