Celebrities Fashion

Xhins nga koka te këmbët, ja trendi që po ‘çmend’ vajzat shqiptare!

Yjet e showbiz-it shqiptar gjithnjë na sjellin trende të ndryshme në veshje. Influenca që ata kanë nisur nga dashuria e fansave për këto artiste dhe yje të showbiz-it, ka bërë që të gjithë të ndikohen nga to në veshje.

Duket se së fundmi po përhapet një tjetër trend që është pikërisht ai i veshjeve xhins nga koka te këmbët. Xhinsi duket se nuk del asnjëherë nga moda dhe këtë po na e vërtetojnë këto vajza shqiptare!

Beatrix Ramosaj, është një nga vajzat e showbiz-it shqiptar që ka bërë këtë zgjedhje, teksa ka shkëlqyer në një look e tëra e veshur me xhins.

Gjithashtu, edhe Sarah Berisha vetëm pak ditë më parë ka zgjedhur një look prej xhinsi që është për t’u admiruar, teksa pjesa e sipërme përbëhet nga xhins në formë zemre.

Einxhel Shkira, Monika Lubonja dhe Liberta Spahiu nuk i kanë rezistuar këtij trendi, teksa që te treja bukuroshet kanë zgjedhur një look totalisht prej xhinsi.

Kida ndërkohë ka mrekulluar ndjekësit me një veshje xhins, prerja e së cilës bie në sy dhe tërheq tërë vëmendjen.

Pavarësisht nga prerjet, ngjyrat apo llojet e ndryshme të xhinsit, këto bukuroshe shqiptare na kanë vërtetuar se xhinsi nuk del kurrë nga moda!