Gossip Ndryshe

Xhoi Jakaj: “Burri më i bukur në Shqipëri është Edi Rama!”

‘Ndryshe’ erdhi dhe këtë episod me dy të ftuar shumë të veçantë, ku në pjesën e dytë ‘pyetjeve pikante’ të Salsanos dhe Adit iu përgjigj aktivistja dhe ish-drejtoresha e Burgut të Grave 325, Xhoi Jakaj.

Fillimisht, Xhoi na tregoi më shumë lidhur me eksperiencën e saj si drejtoreshë në Burgun e Grave dhe arsyen e çuditshme se përse e larguan nga ai pozicion.

Rreth 60% e grave në burg ishin analfabete dhe unë hapa një klasë të parë për t’i mësuar. Uroj që dhe pasardhësja ime ta ketë mbajtur. Unë shfrytëzova kapacitetin e një mësueseje që ishte e dënuar dhe mësonte gratë e tjera që ishin pa shkollë. Burgu ishte skandal, me kushte jashtëzakonisht të këqija, derisa u ndryshua. Kam bërë gjëra shumë të mëdha për ato gra, sepse në këndvështrimin tim ato që janë aty duhet të rehabilitohen, përndryshe kthehen në përsëritës. Ministrja pasardhëse nuk e pa të arsyeshme të më shihte aty. Më tha se kisha dalë e lyer në televizion pa leje, ‘u kap pas një fije bari’.

Xhoi është mamaja e modeles seksi Oriola Marashi dhe shpesh në lajmet që shkruhet për të, përpos gjithë titujve që ajo mban, shpesh cilësohet thjesht si ‘mamaja e Oriola Marashit’. A e shqetëson ky fakt Xhoin?

Nuk më bezdis, madje ndihem shumë krenare. Ndoshta bezdisem ndonjëherë nga portalet. Unë kam krijuar profilin tim, po ti më shkruaj emrin tim, pastaj meqë do ca klikime shkruaj dhe mamaja e Oriolës edhe pse është krenari të jesh mamaja e Oriolës.

Xhoi, gjithashtu na tregoi dhe për një projekt të sajin në të ardhmen që ka qenë ‘ëndrra e saj në sirtar’.

Unë tani kam vetëm një ëndërr që ‘i është hapur sirtari’, pëe t’u bërë aktore. Më ka ardhur një ftesë, është në kinema. Do luaj rolin e jetës, drejtoreshën.

Sipas Xhoit, kush është burri më i bukur shqiptar dhe aktivistja nuk ngurron të na japë një përgjigje konkrete.

Burri më i bukur në Shqipëri është Edi Rama.