Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Xhonatan Islami zbulon ekskluzivisht për TAR se çfarë e penalizoi në lojën e “Big Brother VIP”!

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë një nga ish-banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Xhonatan Islami. I identifikuar edhe për hyrjen e tij spektakolare nga qielli në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, parashutisti ka treguar më shumë rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë dhe ka zbuluar se çfarë e ka penalizuar. Por çfarë tha Xhonatani që u penalizua?

Ajo është enigma e vitit. Unë aty hyra për veten time, nuk hyra për askënd tjetër pavarësisht interpretimit të keq. Unë po e kuptoj akoma dhe më mbrapa tani që dola se sa absurde ishte sepse normalisht unë u futa në lojë dhe e dija shumë mirë që të gjithë sytë e banorëve do të ishin tek unë dhe çdo opinion i imi do të përthithej. Unë nuk doja të jepja një mesazh aty, doja të ndikoja në lojë për të përgatitur fushën time. Gjëja që unë kam komentuar dhe kam vënë re që 80% e njërëzve e kanë marrë si diçka që unë po thoja për jashtë ka qenë një bisedë që ne po e bënim për aty brenda. E gjitha është keqkuptim padyshim dhe kjo u reflektua edhe në momentin kur unë mora zarfin në dorë, kur mu lajmërua se çfarë kishte zarfi, ishte një zhgënim i madh. Ka qenë një nga gjërat që realisht më demoralizojë në atë garë.

Çfarë do t’i mungojë Xhonatanit nga e gjithë kjo eksperiencë?

E shijova, unë e thashë edhe kur dola që në fund të gjithë kësaj gjëje është e rëndësishme që në mendjen time do mbetet si një kujtim i bukur si një eksperiencë e fortë dhe për sa kohë është e tillë padyshim që e shijova.Sigurisht që të jesh aty brenda është një presion i madh, mendja jote punon vetëm për lojën.

Ku mendon se gaboi Xhonatan në lojën e “BBV2”?

Aty duhet të futesh dhe të luftosh gjatë gjithë kohës për lojën, të krijosh situata që ndoshta aty jashtë nuk do i kishe krijuar kurrë dhe kjo është gjëja që unë bëra gabim.

Në lidhje me lojën që kanë ndërmarrë banorët e tjerë Xhonatan u shpreh se:

Ata janë futur aty për lojë dhe disa prej tyre i njoh edhe nga jashtë dhe realisht mendoj që të paktën këta dy personazhe që përmënde (Luizi dhe Olta) janë dy personazhe që janë futur totalisht për lojë dhe i përgëzoj për këtë që kanë marrë, është një risk që ti merr për imazhin tënd.

A e kishte një strategji loje parashutisti i njohur?

E kisha një strategji në momentin që u futa, e cila mu godit që në ditën e tretë të qëndrimit që mu duk totalisht absurde dhe normalisht e përjetova shumë. Është edhe njëfarë demoralizimi sepse kuptohet që je totalisht i keqkutpuar.