Live From Tirana Sociale

Xhubleta së shpejti pjesë e UNESCO?! Studiuesi Brahaj zbulon detajet

Prodhimi i xhubletës tradicionale, me të gjithë parametrat e saj, ka nisur që në vitet 1950-1960.

“Veshja me Xhubletë” e merr këtë emër nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtana të hollë prej leshi.

Sot në programin ‘Live From Tirana” tema që u diskutua ishte “Veshjet tradicionale shqiptare” dhe për të folur për këtë ishte i ftuar studiuesi i njjohur, Jaho Brahaj.

Ndërsa diskutuan rreth veshjeve tradicionale dhe rëndësisë së madhe që kanë në përcaktimin e identitetit shqiptar, Brahaj zbulon se së shpejti veshja e veçantë dhe me shumë vlera ‘xhubleta’ do të prezantohet me të gjitha dokumentat e nevojshme në UNESCO.

Sipas rregullave që ka UNESCO brenda muajit mars do të dorëzojmë xhubletën bashkë me dosjen përkatëse dhe në shtator presim konfirmimin e tyre.