Fashion

Yjet e Hollywood-it që guxuan të zgjedhin këpucë ekstravagante në eventet e tyre të rëndësishme!

Zakonisht, të famshmit zgjedhin sandale të rehatshme ose me takë të lartë në tapetin e kuq. Por ndonjëherë, aktoret dhe këngëtarët vendosin të shtojnë një larmi në pamjen e tyre dhe të zgjedhin këpucë ekstravagante me taka të pazakonta. Dhe disa, si Lucy Liu, madje sfidojnë gravitetin. Hidhini një sy disa të famshmeve të tjera të cilat kanë guxuar duke veshur taka aspak të rehatshme:

1.Sandra Bullock

Duket se fëmijët nuk janë të vetmit që i duan ‘minions’-at e verdhë nga “Despicable Me”. Sandra Bullock erdhi në premierën e filmit të animuar duke veshur taka me imazhin e tyre.

Por ajo nuk erdhi në premierë vetëm për të treguar këpucët e saj të reja. Bullock zhvilloi një ankand bamirësie dhe shiti 10 palë prej tyre. Ajo arriti të fitojë gjithsej 84,850 dollarë.

2.Tilda Swinton

Në Festivalin e 58-të të Filmit në Berlinale, Tilda Swinton eci në tapetin e kuq e veshur me sandale me takë shumë të pazakontë. Ju do të guxonit t’i vishnit?!

3.Katy Perry

Këngëtarja është e njohur për dashurinë e saj ndaj takave ekstravagante. Në vitin 2012, ajo erdhi në Javën e Modës në Paris, e veshur me një palë taka me ‘flakë’ nga Prada.

4.Taylor Swift

Këngëtarja veshi takat me flutur të Sophia Webster në “iHeartRadio Music Awards”, të cilat plotësuan në mënyrë të përkryer ‘jumpsuit’-in e saj. Fansat menjëherë filluan të supozojnë se pse Swift zgjodhi një palë këpucë kaq të pazakonta. Disa njerëz vendosën që këngëtarja donte të tregonte evolucionin e punës së saj në këtë mënyrë.

5.Selena Gomez

Këngëtarja dhe aktorja e njohur padyshim që i pëlqen këpucët e pazakonta. Në vitin 2017, ajo erdhi në një event e veshur me taka të papërshtatshme.

Këto sandale të pazakonta Jacquemus plotësuan në mënyrë të përsosur fustanin e saj të zi.

Një vit më vonë, Gomez u shfaq në një event tjetër me taka të larta që dukeshin si një vepër e artit modern.

6.Sarah Jessica Parker

Në vitin 2011, aktorja Sarah Jessica Parker erdhi në Moskë, Rusi për të promovuar filmin e saj, “Don’t Know How She Does It”. Aktorja doli para fansave të saj e veshur me një palë taka të Christian Louboutin. Besojmë i dalloni putrat e luanit?! Normalisht, e zakonshmja është e mërzitshme, apo jo?!

7.Lucy Liu

Aktorja e famshme Lucy Liu në “Film Independent Spirit Awards” zgjodhi të ishte e veshur me këpucët pa taka të Giuseppe Zanotti. Ende është e paqartë se si Liu arriti të mbajë ekuilibrin e saj në këto këpucë.

8.Marion Cotillard

Në vitin 2013, aktorja franceze pozoi për fotografët e veshur me këpucët e Christian Dior. Në shikim të parë, duket sikur nuk ka asgjë të pazakontë në këto këpucë elegante. Por kushtojini vëmendje takave të lakuara. Shpresojmë që aktorja të jetë ndierë rehat duke ecur në tapetin e kuq me një palë të tilla.