Celebrities Music Showbiz

Yjet e muzikës elektrizojnë skenën e ‘Rock and Roll Hall of Fame’!

Nuk kishte si të ishte ndryshe! Këngëtarja  e njohur Jennifer Lopez ka elektrizuar skenën në ceremoninë e ‘Rock and Roll Hall of Fame’ në Rocket Mortgage Fieldhouse në Cleveland.  Bukuroshja 52-vjeçare shkëlqeu me performancën e saj ndërkohë që performonte edhe me LL Cool J, të cilit edhe iu dha Çmimi i Ekselencës Muzikore po atë mbrëmje nga Dr. Dre.

Dyshja fantastike sollën në rikujtim një nga hitet e tyre më të njohur ndër vite me titull ‘All I Have’. Një këngë e publikuar që në vitin 2002 por që akoma edhe në ditët e sotme vazhdon që të pëlqehet nga fansat në mabrë botën. Ajo që gjithashtu mori vëmendjen e të gjithëve ishte edhe look-u i krijueses së hitit ‘Jenny From The Block’. Një paraqitje fantastike që e bënte J.Lo të duhej si një adoleshente.

Ajo dukej jashtëzakonisht e kënaqur që u ribashkua me LL në skenë për të performuar. LL u pa duke kënduar gjatë mbrëmjes edhe me shokun e tij, Eminem.  Reperi i njohur i hitit botëror ‘Not Afraid’ nuk ishte vetëm në këtë ceremoni pasi në të përfshiheshin edhe legjendat muzikore si Tina Turner dhe Carole King.

Të gjithë të pranishmit duhej të tregonin testin që kishin rezultuar negativë për COVID-19 brenda 48 viteve nga ngjarja ose se kishin përfunduar vaksinimin të paktën 14 ditë më parë. Ceremonia e ‘Rock and Roll Hall of Fame’ po festonte madhështinë e saj pasi u kthye pas dy vitesh, që nga anulimi i tij vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ky ishte një nga eventet më madhështorë jo vetëm për shkak të publikut dhe performancave të pafundme por më shumë ka qenë edhe për vetë yjet dhe legjendat e muzikës ndër dekada, të cilët me kënaqësinë më të madhe morën pjesë dhe festuan ndërkohë që performonin të gjithë së bashku.