Celebrities Showbiz

Këta të famshëm shkëlqejnë ende edhe mbi të 80-tat!

Koha kalon e disa të famshëm, pavarësisht dekadave jetojnë ende me të njëjtën forcë e energji. Komedianja Betty White ka mbushur 99-vjeçe dhe nuk i kursen aspak batutat e saj, teksa Brigitte Bardot shkëlqen në të 86-at e saj, e ndërsa Morgan Freeman mbetet një yll aktiv i kinematografisë.

Njihuni me portretet e disa VIP-ave mbi moshën 80-vjeçare, që na mësuan se eleganca, dashuria për punën dhe pozitiviteti të ndihmojnë të fitosh betejën me kohën.

Morgan Freeman, 83-vjeç

Pothuajse të gjithë e njohin zërin ikonik të Morgan Freeman-it. Një talent i jashtëzakonshëm!

Sophia Loren, 86-vjeçe

Sophia Loren bëhet gjithnjë e më mahnitëse. Pas një ndërprerje 11-vjeçare, aktorja u rikthye në industrinë e filmit për të luajtur në filmin e djalit të saj, “The Life Ahead”.

Jane Fonda, 83-vjeçe

Në vitin 1962, Jane Fonda ishte një yll global i kinematografisë botërore. Ende sot, ajo përcjellë klas dhe elegancë.

Betty White, 99-vjeçe

Një legjendë e vërtetë, akorja e famshme Betty White festoi 99-vjetorin e saj fillimin e këtij viti.

Brigitte Bardot, 86-vjeçe

Një yll i padiskutueshëm, ikonë e bukurisë femërore. Tërheqja nga kinematografia dhe distancimi nga vëmendja mediatike, e gjeti artisten në menaxhimin e biznesit të saj, saktësisht linjës Bardot të bizhuterive.