Celebrities Gossip Health & Beauty

Yjet tuaj të preferuar nëse do të ishin princa dhe princesha të Disney-t!

Personazhi i parë origjinal i Walt Disney ishte një lepur. Disney është shtëpia e fantazisë ku të gjithë llojet e njerëzve dhe gjërave kthehen në qenie magjike. Nuk bëhet fjalë vetëm për historitë që duam aq shumë, por edhe për ndjenjën nostalgjike që na japin, emocionin që marrim sa herë që shohim princat dhe princeshat tona të preferuara. Ajo na sjell kujtime të fëmijërisë sonë dhe se si është të jesh sërish fëmijë.

‘Bright Side’ ka përpiluar një listë të të famshmëve se si do të dukeshin ata nëse do të bëheshin princa dhe princesha të Disney-t. Hidhini një sy:

1. Brad Pitt
2. Angelina Jolie
3. Selena Gomez
4. Leonardo Di Caprio
5. Robert Pattinson
6. Margot Robbie
7. Matt Damon
8. Taylor Swift
9. Chris Evans
10. Nicolas Cage
11. Johnny Depp
12. Rihanna
13. Jennifer Aniston
14. Keanu Reeves
15. Will Smith

Ndërkaq, ju rikujtojmë se miushja më e famshme në botë ka ndryshuar veshjen. Minnie Mouse së shpejti do të ndërrohet dhe do të ketë një kostum me pantallona blu, duke zëvendësuar fustanin e saj tradicional të kuq me pika por duke ruajtur harkun e saj ikonik. Pamja e re u dizenjua nga Stella McCartney për të festuar 30-vjetorin e resortit të “Disneyland” në Paris. Pavarësisht se ndryshimi është vetëm i përkohshëm, ai është pritur me një reagim të përzier në internet nga fansat e “Disney”.