Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani është si të gjithë ne kur përgatitemi për një udhëtim!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte dhe vetëm pak më parë me anë të një Instastory na ka treguar se ka bërë gati valixhet për një tjetër udhëtim e mesa duket si të gjithë ne që sigurohemi të kemi gjithçka me vete edhe pse do të qëndrojmë pak ditë e jo muaj të tërë, të njëjtin problem paska dhe Ylli.

A do rrimë 4 ditë apo 4 muaj? 

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me projekte të reja muzikore dhe vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së tij më të fundit ‘U kry’, Ylli mund të jetë duke përgatitur për ne një surprizë me Dj Geek dhe dyshimet për këtë i ka ngritur një Instastory ku ky i fundit ka postuar artistin dhe krahas i ka vendosur një trofe. Mund të jetë edhe thjesht një postim miqësor mes dyshes ndaj na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar të vërtetën.