Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani habit me postimin: “Kurrë mos u mundo të shkatërrosh jetën e dikujt…”

Ylli Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Së fundmi, Ylli i ka bërë të gjithë shumë kuriozë me postimin e tij të fundit në Instastory, pasi duket si një ‘thumb’ ndaj dikujt. Ai ka postuar një shprehje shumë interesante, por nuk e dimë se kujt i drejtohet artisti me këto fjalë:

Kurrë mos u mundo të shkatërrosh jetën e dikujt me një gënjeshtër, kur e jotja mund të shkatërrohet me një të vertetë.

‘A Live Night’ është programi më i ri i nisur në Top Channel, ku Ylli ka performuar në episodin e dytë. Artisti performoi dhe rrëfeu gjëra që nuk i kishim dëgjuar kurrë më parë në një intervistë shumë ndryshe për jetën e tij, fëmijërisë dhe muzikës.

Gjithashtu kujtojmë se artisti ka lajmëruar se së shprejti do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, ku ka treguar se klipin e këngës e ka xhiruar në Londër.