Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani na zbulon se çfarë ndodhet në çantën e tij të shpinës dhe i habiti të gjithë!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Me anë të postimeve në Instastory Ylli na ka treguar se sa shumë është i lidhur me maçokun e tij. E duket se e ka shumë të vështirë të ndahet prej tij e këtë na e ka treguar me postimin e tij të fundit në Instastory, ku ka postuar një foto shumë ‘funny’ të maçokut të tij të fshehur  brenda në çantën e tij të shpinës.

Kanë kaluar vetëm tre javë nga publikimi i këngës së tij të fundit, i cili titullohet “Malet” e mesa duket Ylli ka gati këngën e tij të re, që do të publikohet së shpejti. Këtë na e ka treguar vetë artisti pak ditë më parë, duke na treguar disa rreshta nga teksti i këngës. Ndërsa vetëm pak më parë Ylli ka dashur të na tregojë pak më shumë nga ky projekt muzikor dhe ka postur një video të shkurtër në makinë teksa në sfond dëgjohet një pjesë nga kënga e re e tij.