Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani padyshim ‘mban kurorën’ për urimin më special për muajin e shenjtë të Ramazanit!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

E jo vetëm këto, por dhe thjeshtësia që e karakterizon e bën këngëtarin të jetë shumë i dashur për publikun. Gjatë këtij muaji të shenjtë, ai na ka bërë me dije se po agjëron dhe pikërisht sot që përfundoi dhe festohet Fiter Bajrami, me anë të një postimi në Instastory Ylli ka uruar ndjekësit e tij me disa fjalë vërtetë të ndjera.

Ky ka qenë Ramazani i parë që kam agjëruar fillim-fund. Mësova shumë për vetdisiplinën, me pas kujdes çfarë them, shoh, mendoj dhe bëj. Pa bukë e ujë, e kupton shumë më mirë dikë që nuk ka. Gjatë gjithë muajit kam reflektuar: ku jam, ku dua të shkoj edhe çfarë jam duke bërë, mirë apo keq. Mësova që nuk kam për çfarë të ankohem: fokusohu në çfarë ke dhe ji falenderues 24 orë në ditë. Më e rëndësishmja, mu rikonfirmua edhe njëherë fuqia e qëllimit: kur e ke të qartë çfarë do, është e mundshme. Zoti na pranoftë agjërimin. 

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte apo duke sjellë surpriza për ndjekësit e tij e vetëm pak ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin me reperin Noizy që është gjithashtu pjesë e albumit të këtij të fundit. ‘Yalla’ quhet dueti i dyshes një këngë që flet për dashurinë.

E nëse mendonit se pas këtij projekti muzikor, Ylli do të bëjë një pauzë e keni shumë gabim. Jo vetëm që këngëtari do të publikojë disa surpriza, por i ka gati të gjitha këngët verore që do të publikojë për sezonin që është shumë afër. Epo, teksa të tjerët nuk kanë nisur punën ende, ai duket se është një hap para.