Celebrities Gossip Music Showbiz

Yll Limani vjen me një surprizë për adhuruesit e muzikës së tij!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Pas suksesit të këngës së tij të fundit, i cili është një bashkëpunim me Loredanën dhe titullohet “Kriminele”, duket se artisti nuk ka ndërmend të bëjë aspak pushim. Kishte disa ditë që artisti kishte paralajmëruar projektin e ri muzikor dhe këtë herë nuk është një bashkëpunim, por është një solo. Kënga u publikua vetëm pak më parë dhe titullohet “Ulu”.

Së fundmi me anë të një postimi në Instastory Ylli na ka treguar shumë në lidhje me jetën e tij private. Përveç se ka treguar se nuk është më një beqar, por tashmë në një lidhje dhe jo vetëm kaq. Gjithashtu na ka zbuluar edhe një karakteristikë të saj, të cilën Ylli duket se e pëlqen shumë dhe është se ajo nuk e bezdis kur ai është në koncert.