Music Ndryshe

Ylli Baka zbulon se cila është këngëtarja më seksi në Shqipëri…

Ditën e djeshme në emisionin “Ndryshe” në Top Albana Radio ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike këngëtari shumë i njohur dhe i dashur për publikun, Ylli Baka. I pyetur se sa këngë ka në repertorin e tij dhe cilat janë disa nga bashkëpunimet më të mira, Ylli tha:

170 këngë kam gjithsej në repertor, 90 videoklipe, 4 këngë të padeklaruara që dalin tani nga maji. Bashkëpunimi i parë ishte me Free Mc, “Erdhi dita për të marrë”, pastaj me “Vallen e hajdutëve” me parodistës, “Rrugët e fatit” me Albert Vria-n, “Vullkani kuq e zi” me Vagabondin, “Ta gëzoj baftjarin” me Bes kallakun. Me Kosovën nuk kam bërë asnjë bashkëpunim muzikor kështu që mendoj se do kem. 

Por sigurisht që Ylli nuk mund të mos ngacmohej pak nga Paloma dhe Salsano të cilët e vendosën në siklet duke e pyetur se cila është këngëtarja më seksi në Shqipëri. Por Ylli u përgjigj dhe tha:

Ndër më të mirat është Elvana Gjata.