Celebrities Film & Tv Showbiz

Ylli hollivudian Christian Bale falënderon publikisht DiCaprion: “Falë teje jam sot ky që jam”!

Së fundmi aktori i famshëm anglez, Christian Bale, ka pohuar se kolegu i tij, ylli hollivudian Leonardo DiCaprio, merr ofertën e parë për secilin rol kryesor mashkullor në Hollywood. Bale thotë se për të gjithë rolet e tija mbresëlënëse fshihet nga pas Leo i cili i ka refuzuar. 48-vjeçari tha për revistën GQ se:

Deri në ditën e sotme, secilin rol që dikush e merr, ka ndodhur për faktin se DiCaprio e ka refuzuar fillimisht.

Ai ka shtuar se të gjithë aktorët që janë në moshë të përafërt me Leonardon ia kanë borxh atij karrierën e tyre.

Mendoj se pothuajse të gjithë ata që janë të një moshe të ngjashme me të në Hollywood, ia kanë borxh karrierën, faktit që ai i refuzoi paraprakisht projektet, në të cilët ata u përfshinë më pas. Nuk ka rëndësi se çfarë të thonë. Nuk ka rëndësi se sa raporte të mira ke me regjisorët. Të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar shumë herë, të gjithë ia ofruan atij rolin të parit. Pra, faleminderit Leo, sepse fjalë për fjalë, ai mund të zgjedhë gjithçka që bën dhe shumë mirë për të sepse është fenomenal.

Rikujtojmë, se DiCapiro dhe supermodelja e njohur Gigi Hadid janë në një romancë me njëri tjetrin. Hadid dhe DiCaprio kanë qenë në qendër të vëmendjes që kur u panë së fundmi duke u shoqëruar në New York gjatë Javës së Modës. Romanca e DiCaprios dhe Hadid vjen pak më shumë se një muaj pasi u konfirmua se aktori i dha fund lidhjes me Camila Morrone. Një lidhje e mundshme me DiCaprion, do të ishte romanca e parë publike e Hadid që nga ndarja me ish të dashurin dhe babain e fëmijës së saj, Zayn Malik, në vitin 2021.