Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Ylli i filmave të “Harry Potter” Tom Felton zbulon sa është paguar për rolin e tij!

Aktori i njohur Tom Felton ka fituar 16 milionë dollarë për 31 minuta e 45 sekonda paraqitje në filmat për ‘Harry Potter’. 22 vjeçari është paguar 523.943 dollarë për minutë paraqitjeje në ekran. Sipas IMDB, Grint kishte 211 minuta paraqitje, Watson 205 minuta dhe Radcliffe 539 minuta.

Për rolin e Ron Weasley, Grint është paguar 43 milionë dollarë, Watson fitoi 72 milionë dollarë duke luajtur Hermione Granger ndërsa Radcliffe mori 97 milionë dollarë. Në një intervistë për Daily Mail në vitin 2010, Felton kishte deklaruar se nuk i menaxhoi paratë me zgjuarsi dhe bleu shumë gjëra të panevojshme.

Bleva skateboard e rroba, pra gjëra tipike adoleshentësh. Më pas hodha shumë para në automjete kryesisht BMW për mua dhe familjen time. Mamaja ime më tha: ‘Ti punove shumë për atë film kështu që merr atë që dëshiron, por ki kujdes, do të humbasësh para nga makinat’ dhe kishte të drejtë.

Ndërkaq, shpenzimet e Felton shkuan aq larg sa ai pati probleme me taksat për dy vjet, prandaj vendosi t’i menaxhonte paratë më me kujdes. Rikujtojmë, se një vitë më parë ylli i filmave të “Harry Potter”, u nxor jashtë një fushe golfi pasi u rrëzua në një event të famshëm përpara Kupës Ryder. 35-vjeçari u pa i ulur në dyshemenë e fushës së golfit Whistling Straits në Sheboygan, Wisconsin, i rrethuar nga konkurrentë të tjerë ndërsa një ekip mjekësor nxitoi drejt tij për ta ndihmuar atë.