Celebrities Film & Tv Showbiz

Ylli i popit Bad Bunny merr rolin kryesor në filmin e Sony Marvel me titull “El Muerto”!

Bad Bunny, muzikanti më i njohur në botë gjithashtu edhe në platformën e Spotify gjatë dy viteve të fundit, do të luajë rolin kryesor në një film të ri për “Sony’s Marvel Universe”. Vokalisti 28-vjeçar portorikan, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, do të luajë në filmin “El Muerto”, personazhi titullar i të cilit është një vrasës me një maskë me superfuqi. Gjatë një eventi në industrinë “CinemaCon” para një publiku të madh, Bad Bunny u shpreh:

Të sjellësh në jetë “El Muerto” është thjesht e pabesueshme dhe kaq emocionuese.

Filmi është planifikuar të dalë në vitin 2024. Krahas karrierës së tij jashtëzakonisht të suksesshme muzikore, Bad Bunny është shfaqur si mundës edhe në ngjarje të mëdha të WWE, si WrestleMania 37 në 2021 dhe Royal Rumble në fillim të këtij viti. Këtë javë, ai bëri të ditur edhe titullin e albumit të tij të ardhshëm, “Un Verano Sin Ti”, megjithëse një datë e publikimit të tij ende nuk është caktuar. Ai do të ndjekë tre albumet e plota që ai publikoi në 2020: “YHLQMDLG”, “Las Que No Iban a Salir” dhe “El Último Tour del Mundo”, popullariteti i të cilëve, veçanërisht në Amerikë, e bëri atë artistin më të transmetuar në Spotify në vitin 2020 dhe 2021.

“El Muerto” do të jetë fillimi i një karriere në botën e kinematografisë dhe aktrimit për Bad Bunny, i cili gjithashtu shfaqet në filmin e ardhshëm thriller në Japoni me titull “Bullet Train” me Brad Pitt në krye.

“El Muerto” gjithashtu vazhdon të zgjerojë gamën e personazheve të Spider-Man të krijuara nga Sony Pictures së bashku me ekipin kryesor të Marvel. Pas dy filmave me personazhin Venom dhe Morbius të kritikuar së fundmi, do të ketë edhe dy filma të tjerë të Sony-Marvel përpara “El Muerto”, “Kraven the Hunter” me protagonist Aaron Taylor-Johnson dhe “Madame Web” me Dakota Johnson.