Sport

Ylli i Real Madrid nuk shkëlqen vetëm në fushë, por tashmë edhe në pasarelë!

Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga, 19 vjeç, është bërë futbollisti i parë që ka ecur në pasarelë për shtëpinë e modës ‘Balenciaga’.

Ndërkombëtari francez është i preferuar për të modeluar për markën premium të modës në shfaqjen e dytë të modës së Demna Gvasalia të mërkurën, pasi mori pjesë në ngjarje të shumta të modës gjatë Javës së Modës në Paris muajin e kaluar.

https://twitter.com/ESPNFC/status/1544697691153784833?s=20&t=qGlltmiPqltXLgnyLU2qUw

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe aktorja Nicole Kidman, socialistja amerikane Kim Kardashian dhe këngtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Camavinga nuk është futbollisti i parë që ka modeluar.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin, bëri një surprizë në prezantimin e Louis Vuitton të Virgil Abloh në Paris në 2019.

Eduardo Camavinga u prezantua në vittin 2021 si lojtari më i ri i Realit të Madridit.

 

Në moshën 18 vjeç e 306 ditë, Camavinga u bë lojtari i dytë më i ri që shënon në debutimin e tij për Real Madridin në La Liga në shekullin e 21, pas Rodrygo, i cili e bëri këtë kundër Osasunas në shtator 2019 kur ishte 18 vjeç e 259 ditë.

Në këtë moshë, francezi u bë lojtari i 33-të më i ri që ka debutuar me Real Madridin në kampionatin spanjoll, duke u renditur pas Camachos, i cili bërë atë kur ishte vetëm 18 vjeç e 268 ditë.

Camavinga ka hyrë në listën e çudirave  të “Los Blancos” duke u bashkuar me Vinicius dhe Rodrygo, dy nga shokët e tij të skuadres aktualisht.

Listën e kohës e kryeson Odegaard, i cili debutoi nga dora e Ancelottit në La Liga vetëm 16 vjeç e 157 ditë duke tejkaluar rekordin që mbahej nga Losada, i cili debutoi 17 vjeç e 6 ditë.