Celebrities Showbiz

Ylli i “Spice Girls”, Emma Bunton kurorëzohet në martesë me partnerin e saj pas 23 vitesh!

Ylli i grupit “Spice Girls”, Emma Bunton dhe partneri i saj, Jade Jones, kurorëzuan në martesë historinë e tyre të dashurisë. Ajo shkroi në “Instagram” krah fotos së saj ku shihej me fustanin e nusërisë:

Zoti dhe Zonja Jones.

Edhe pse i kanë dhanë fund marrëdhënies disa herë brenda 2 dekadave, ata arritën të krijonin një lidhje të qëndrueshme. Vite më parë, këngëtarja u shpreh se nuk dëshironte një dasmë civile ose fetare, sepse nuk ka nevojë për një martesë për të justifikuar marrëdhënien e saj, por mesa duket gjërat ndryshuan. Emma dhe Jade u fejuan në muajin janar të vitit 2011 dhe në 2017-n ylli i këngës “Wannabe” pohoi se do të ishte mirë që të martoheshin, por nuk ishin mjaftueshëm të organizuar për të planifikuar një dasmë të madhe.

Do të ishte bukur, apo jo. Duhet ta bëjmë. Ai në fakt më quan bashkëshorte dhe unë atë gjithashtu. Nuk e kam ende në kokë fustanin e dasmës. E di që shumë vajza e dinë se çfarë duan, por unë jo.

Historia e tyre nisi rreth vitit 1998, por përfundoi një vit më vonë. Në vitin 2000 u rikthyen sërish bashkë, por u ndanë në mars të vitit 2002. Dy vite më pas u ribashkuan për të mos u ndarë më. Bunton dhe Jones janë prindër të dy djemve, Beau, 13 vjeç dhe Tate, 10 vjeç.

Rikujtojmë se, në përvjtorin e 25-të të tij, hiti i “Spice Girls”, “Wannabe”, rezulton të jetë më i dëgjuari i të gjitha kohërave.