Celebrities Music Showbiz

Ylli i “Spice Girls” flet mbi rikthimin e mundshëm të Victoria Beckham në grup!

Në muajin gusht të këtij viti, “Spice Girls” u ribashkuan për herë të parë në më shumë se një vit për të punuar në lançimin e projektit të tyre të ardhshëm. Grupi i famshëm i vajzave u takua në Londër për të xhiruar pjesët për projektin e tyre të ardhshëm në internet, megjithatë 47 -vjeçarja Victoria Beckham, nuk ishte e pranishme dhe është shprehur se nuk ka dëshirë të jetë e përfshirë.

Tashmë ylli i grupit, Mel C foli për mundësinë që grupi i vajzave të niset sërish në turne në një intervistë në “Entertainment Tonight”, këtë herë, nëse Victoria Beckham do t’iu bashkohet. Ajo u shpreh:

Për momentin, jemi vetëm ne të katërta. Ne jemi duke u përpjekur për Victoria-n. Ajo mund të jetë e zhytur në këtë idenë këto momente. Do të donim ta kishim përsëri në skenë. Me gjithë sinqeritetin, mendoj se do të ndodhë. Në një moment, unë mendoj se ajo do të kthehet në skenë.

“Spice Girls”, që përbëhej nga Chrisholm, Beckham Melanie “Mel B” Brown , Emma Bunton dhe Geri Halliwell për herë të fundit u ngjitën në skenë së bashku në turneun e tyre të ribashkimit në 2019, por stilistja nuk iu bashkua. Tani, Chrisholm tha se kjo duhet të ndodhë.

Kjo duhet të ndodhë. Ne flasim vazhdimisht për të. Ne i bëmë shfaqjet në 2019, plani ishte të vazhdonim. Sigurisht, bota ka qenë në një trazirë të tillë, por plani përtej kësaj është të dalim atje kur të jemi të sigurt, kur ne mund ta bëjmë. Ajo që është e vështirë është se ka kaq shumë artistë që duan të dalin në skenë.

Biseda e Mel C vjen përpara publikimit të “Spice 25” më 29 tetor, një album i grupit të vajzave për nder të 25 vjetorit të tyre. Ndërkohë, Brown tha në muajin shtator se ribashkimi i radhës i grupit të vajzave mund të vijë me një turne tjetër në vitin 2023.

Së fundmi grupi i njohur muzikor “Coldplay” i ka mahnitur dhe i ka surprizuar të gjithë fansat që ishin të pranishëm në koncertin e tyre më të fundit. Pavarësisht se në një të ardhme të afërt ata nuk do të prodhojnë më muzikë. Gjatë kohës që ata po performonin në shfaqjen e bamirësisë në Hollywood Bowl ata vendosën që të ftonin në skenë që t’i bashkohej dhe të performonte bashkë me ta, këngëtaren e njohur të grupit “Spice Girls”, Melanie C. Mel C u shfaq në skenë dhe i gjithë publiku filloi të brohoriste pasi ata të dy filluan që të performonin edhe baladën e vitit 1996.