Celebrities Showbiz

Ylli i “Squid Game” në kopertinën e prestigjiozes amerikane!

Jung Ho-yeon, ylli i “Squid Game”, u shpall të mërkurën si ylli i kopertinës së Vogue, e kompletuar me një fotosesion të shkëlqyeshëm dhe të argjendtë. Aktorja u shfaq gjithë shkëlqim me një pelerinë Louis Vuitton dhe fustan me temina të qëndisura.

Brenda tri javësh, Jung, e cila luan si Kang Sae-byeok, e njohur gjithashtu si lojtarja me numër 067 në shfaqjen e Netflix, pa ndjekësit e saj në Instagram të rriten nga 500 mijë në më shumë se 23 milionë, duke e bërë atë aktoren koreane më të ndjekur në botë në këtë platformë. Lidhur me famën e menjëhershme, aktorja u shpreh se:

Ndjenja, ka një kufi për atë që fjalët mund të shprehin.

Edhe pse aktorja po lufton me famën, ajo nuk është e huaj për botën e modës. Në fakt, përpara se të merrte pjesë në serialin “Squid Game”, Jung siguroi jetesën e saj si modele në vendlindjen e saj në Seul. Shfaqja e saj e parë televiziv ishte në “Korea’s Next Top Model” në vitin 2013, kur ajo ishte 19 vjeç, ku Jung përfundoi në vendin e dytë.

Jung u shpërngul menjëherë në New York, nënshkroi me një agjenci modelimi dhe i leu flokët me të kuqe të ndezur. Në vitin 2016, ajo tërhoqi vëmendjen e stilistit të atëhershëm të Louis Vuitton, Nicholas Ghesquière, dhe bëri shfaqjen e saj të parë në Javën e Modës në Paris për markën luksoze. Në vitin 2021, ajo u bë ambasadore globale për Louis Vuitton. Kthesa e saj e fundit në pasarelë ishte në shfaqjen e Moschino 2019 me temën e metrosë së bashku me modele amerikane si Stella Maxwell, Halima Aden, Taylor Hill dhe Winnie Harlow.

Kur fillova të modeloja jashtë shtetit, ia dola mirë që nga fillimi, apo jo? Por me kalimin e kohës, unë kisha gjithnjë e më pak punë; markat me të cilat kisha punuar nuk më donin më. Kisha kaq shumë shqetësime për shkak të saj. Kush jam unë? Isha shumë e shqetësuar për këtë.

Rikujtojmë se, fansat e aktores tashmë kanë një shqetësim lidhur me shëndetin e saj. Ata ndanë shqetësimin e tyre për shëndetin e aktores pas shfaqjes së saj në mediat sociale, sidomos pasi mori pjesë në “LACMA Art & Film Gala 2021”. Në një intervistë të fundit me Star News, Jung konfirmoi se në fakt kishte humbur shumë peshë kohët e fundit për shkak të programit të saj të ngjeshur nga promovimi i “Squid Game” në Shtetet e Bashkuara.