Gossip Showbiz

Ylli Limani çdo gjë që e poston, e bën! Një bashkëpunim i ri po vjen, por më kë?!

Një ndër këngëtarët më të dashur të publikut, që gjithmonë di se çfarë fansat e tij kërkojnë është Ylli Limani. Projektet e tij marrin miliona klikime dhe pëlqehen nga çdo moshë.

Si çdo herë ai vjen me risi të ndryshme dhe nuk nguron duke i befasuar të gjithë.
Ndryshe nga postimi i tij, që asaj kohe i çuditshëm, në të cilin dyshohej se kishte zbuluar titullin e një këngë të re, “Me jetu“, të cilën e publikoi disa ditë më vonë, këtë herë ai i ka kaluar pritshmëritë që mund të kishim.
Vetëm me anë të një tjetër InstaStory, Limani tërhoqi vëmendjen dhe interesin të gjithë fansave të tij por jo vetëm.
Në të shfaqet ai dhe artisti tjetër shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar, Ermal Fejzullahu.

Kjo foto duket mëse normale dhe djemtë duken mëse në formë, por ajo çfarë ka tërhequr së tepërmi vëmendjen ka qenë shkrimi i bërë nga Ylli mbi këtë foto.

Ndoshta po e bëjmë një këngë…

Duke kujtuar çdo paralajmërim të bërë prej tij në rrjete sociale, qoftë dhe në formë shakaje, ato kanë rezultuar në një produkt të vërtetë dhe madje shumë të suksesshme. Kështu që do të jemi në pritje të një këngë nga dyshja shumë e talentuar Ylli-Ermal.