Celebrities Gossip Showbiz

Ylli Limani sjell versionin e tij të këngës së dy artistëve shumë të njohur shqiptarë!

Një ndër këngëtarët më të dashur të publikut, që gjithmonë di se çfarë fansat e tij kërkojnë është Ylli Limani. Projektet e tij marrin miliona klikime dhe pëlqehen nga çdo moshë.

Si çdo herë ai vjen me risi të ndryshme dhe nuk ngurron duke i befasuar të gjithë. Së fundmi, ai ka sjellë një version të tijin të këngës “Nëse don” nga Mozzik dhe Loredana. Ky projekt muzikor është më i pëlqyeri nga albumi “No Rich Parents” i ish- çiftit. Duke ditur dhe miqësinë e mirë mes tij dhe Loredana-s, teksa shfaqet në skenë ai ka kënduar “Nëse don” dhe reperja nuk mund të mos reagonte duke i komentuar disa ’emoji’ në formë zemre.

https://www.instagram.com/reel/CWwFZ0RKPAB/?utm_source=ig_web_copy_link

Vetëm ditën e djeshme, Ylli dhe këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu sollën bashkëpunimin e tyre të parë. Kishte kohë që lajmërohej si projekt, por na u desh të prisnim pak për të dëgjuar “As 1 minut” nga dyshja e artistëve dhe mund të themi me plot gojë se ja vlejti. Vetëm brenda 24 orëve kënga i ka kaluar 500 mijë klikime. Në këtë projekt, Ylli dhe Ermali na kanë sjellë dhe një surprizë shumë të veçantë me modelen e njohur, Vildane Zenelin në klip si modele.

Së fundmi, Ylli na ka befasuar në këngë ashtu siç gjithmonë jemi mësuar, por në një vperim që ka bërë lidhur me dashurinë e tij më të madhe. Bëhet fjalë për muzikën dhe ai ka vendosur të bëjë tatuazh në krhaun e tij simbolin e muzikës. Këtë këngëtari e ka treguar me anë të një Instastory duke na treguar dhe një herë kështu pasionin e madh që ka për të.