Sport

Ylli uruguaian i futbollit preket nga COVID-19

Luis Suarez preket nga COVID-19, në një moment që ai më pak e priste. Tashmë, jo vetëm do të humbasë sfidën për eliminatoret e Katar 2022 ndaj Brazilit, por edhe përballjen ndaj Barcelonës, pasi sfida mes Atletico Madridit e blaugranave është në program këtë fundjavë. Përveç Rodrigo Munozit e Matias Vinasit, pjesa tjetër në skuadër ka rezultuar negative por për siguri lojtarët po qëndrojnë në izolim teksa janë duke përgatitur ndeshjen ndaj Brazilit.

Në shtator, Suarez u transferua në Atletico Madrid për një sfidë të re në karrierën e tij, duke lënë Barcelonën.  Ai është golashënuesi i tretë kryesor i të gjitha kohërave për Barcelonën, duke shënuar 198 gola në vitet 2014-2020.

Suarez e ndihmoi Barcelonën të fitonte titullin e “Ligës së Kampionëve 2015” dhe katër trofe të “La Ligës”. Ai gjithashtu fitoi edhe titulllin “Copa America 2011” me kombëtaren e tij.