Bota

Yoon Suk Yeol merr postin e presidentit të Koresë së Jugut!

Yoon Suk Yeol, i cili sot mori postin e presidentit të Koresë së Jugut, u zotua se do të punojë për një marrëveshje mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut. Gjithashtu, ofroi një “plan të guximshëm” për ekonominë e Phenianit, zgjedh të braktisë zhvillimin e armëve bërthamore. Mandati 5-vjeçar i Yoon nis në një prej kohëve më sfiduese, pasi përballet me probleme të sigurisë, si dhe ekonomike e sociale. Po ashtu ka skepticizëm se Koreja e Veriut nuk do të përfillë ofertën e tij për programin bërthamor.

Gjatë fushatës zgjedhore, Yoon kishte premtuar një qëndrim më të ashpër ndaj Koresë së Veriut, por në fjalimin në ceremoninë inauguruese, nuk u tregua i ashpër ndaj vendit komunist, mes frikës se shteti fqinj po përgatitet të testojë bombën e parë bërthamore të pesë viteve të fundit.

Në të kaluarën, Koreja e Veriut ka refuzuar oferta të presidentëve të Koresë së Jugut sa i përket denuklearizimit.

Për shkak se programet e armëve bërthamore të Koresë së Veriut përbëjnë kërcënim, jo vetëm për sigurinë tonë, por gjithashtu të gjithë Azisë Verilindore, dera e dialogut vazhdon e hapur që ne të mund ta zgjidhim këtë kërcënim në mënyrë paqësore.

Komentet e presidentit Yoon u bënë para një turme njerëzish, të mbledhur pranë Parlamentit në Seul.

Nëse Koreja e Veriut nis procesin për të përfunduar denuklearizimin, ne jemi të përgatitur që të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për të prezantuar një plan të guximshëm, që do të forconte ekonominë e Koresë së Veriut dhe do të përmirësonte cilësinë e jetës së qytetarëve të saj.

Po ashtu, zgjodhi të adresojë problemet ekonomike të Koresë së Jugut, duke deklaruar se “tregjet e dobëta të punës dhe zgjerimi i hendekut midis të pasurve dhe të varfërve, po krijojnë një krizë duke nxitur “përplasje të brendshme”.

Yoon fitoi zgjedhjet me një diferencë të ngushtë, pas pakënaqësive të publikut për politikat ekonomike të paraardhësit të tij Moon Jea-in. Fushata e tij u përqendrua te mesazhi ndaj të rinjve, të cilët kishin humbur punën në tregun shumë konkurrues, ndonëse analistët e kritikuan se shpërfilli gjendjen e vështirë, me të cilën përballet gratë në Korenë e Jugut.