Young Zerka zbulon se e ka gjetur më në fund dashurinë!
Top 100 Songs of the Year, Video Podcasts • 21:26 05/01/2021
Këngëtari i njohur, Young Zerka i ftuar në maratonën e 100 këngëve më të bukura të vitit 2020 në “Top Albania Radio”, uroi për të gjithë shqiptarët një vit me sa më shumë gëzim, lumturi dhe mbi të gjitha shëndet pasi lekët për artistin ikin e vijnë.
Ai u shpreh se ky vit ka qenë i suksesshëm përsa i përket dy bashkëpunimeve të tij me këngëtaret e njohura, Argjentina Ramosaj-n dhe Fifi-n. Këto projekte muzikore njëra e titulluar “Pishman” dhe tjetra “Pagajle” kanë rezultuar goxha të sukseshme për të.
Prezantuesja, Klodiana Vata e vuri në siklet këngëtarin duke i thënë se: “Lum si ti që ke gjetur dashurinë” dhe ai i është kthyer: “Lum si unë” pa dhënë detaje të tjera. Mos vallë ky është një pohim se tashmë Zerka e ka gjetur dashurinë?
Si cdo fundvit përvec tryezës tradicionale me ushqimet e Vitit të Ri janë edhe ëmbëlsirat te cilat këngëtari nuk preferon t’i konsumojë. Por një përjashtim Zerka do ta bënte vetëm nëse do përgatitej siç e specifikoi ai nga “doçkat e mamasë”.
Plani më i afërt në muzikë për vitin 2021 nga artisti është albumi i ri i cili po punohet në disa studio të ndryshme. Zerka e mbylli duke thënë që ky vit i vështirë për të gjithë të mos kthehet më kurrë. Mesazhi që ai dha është që të qëndrojmë sa më shumë pozitiv me njëri tjetrin!
Programi “At The Movies” transmetoi sot episodin e fundit të këtij sezoni në radio. E nuk kishte si të mungonin dhe sugjerimet e filmave apo serialeve që ia vlejnë të shihen patjetër nga Edi dhe Arta…
Arta Sinamti
Edi Hallaçi
Wizii Dj
Arta dhe Edi na njohim me sugjerimet mbi filmat më të rinj që po transmetohen këtë javë në Cineplexx. Ka diçka për të gjithë familjen, kështu që mos i humbni...
Arta Sinamati
Edi Hallaçi
Wizii Dj
Në emisionin “Live From Tirana” ka filluar një rubrikë e re që ka në fokus të gjitha atraksionet turistike dhe kulturore në botë dhe në Shqipëri gjithashtu. Do të merren komentet dhe vlerësimet e ndryshme të turistëve në lidhje me vendet dhe monumentet historike.
Albana Ruçi
Elios Shuli
Wizii Dj
“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave…
Albana Ruçi
Elios Shuli
Wizii Dj
I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Elton Guranjaku, president i Milan Club Albania. Ai ka folur dhe ka dhënë më shumë detaje rreth fan clubit të krijuar enkas për të gjithë tifozët e ekipit të Milanit këtu në vendin tonë.
Albana Ruçi
Stenaldo Mëhilli
Elton Guranjaku
Danko Dj
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Alketa Gaxha, koordinatore projekti në Organizatën Ndërkombëtare të Emigracionit. Ajo ka diskutuar më shumë për fushatën më të re të kësaj organizate, “Shqipëria je ti”.
Albana Ruçi
Stenaldo Mëhilli
Alketa Goxha
Danko Dj
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Arta Sinamti, një nga prezantueset e emisionit për adhuruesit e filmave në Top Albania Radio, “At The Movies”. Së fundmi ajo ka qenë përkthyese e librit “Nuk përfundon kështu”, punë për të cilën na ka folur më shumë vetë ajo…
Stenaldo Mëhilli
Albana Ruçi
Arta Sinamati
Danko Dj