Aktualitet

Yuri Kim për arrestimin e politikanëve të korruptuar: “Vetëm fillimi!”

Lufta kundër krimit, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik ishin sot në fokus të nje konference të Ministrisë së Brendshme, me pjesëmarrjen e ambasadorëve Yuri Kim e Luigi Soreca. Diplomatja amerikane tha se “largimi i gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar, si dhe arrestimi i politikanëve është vetëm fillimi i luftës ndaj krimit e korrupsionit në Shqipëri”.

E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e korrupsionin është të kemi institucione të pavarura. Policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë korrupsionit. Në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri tek arrestimi i politikanëve është arritur shumë. Ky është vetëm fillimi, ne po shohim epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria mundet.

Të rritet transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve, financimi i një force policore të pavarur, ndjekja e parave të paligjshme, sekuestrimi i pasurive të kriminelëve që tashmë SPAK-u po e bën, të përmirësojmë sistemin e të punojmë për të hedhur themelet, që besimi i publikut të rritet, të forcojmë bashkëpunimin tonë si donatorë dhe miq e partnerë!

Ndërkaq, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca bëri thirrje për të luftuar krimin mjedisor që sipas tij sjell po aq para’ sa tregtia e drogës.

Krimi mjedisor nuk është pa viktima, sepse krijohen dëme ndaj mjedisit. Krimi mjedisor sjell shumë para’ dhe është po aq fitimprurës si tregtia e drogës, por është i vështirë për t’u kapur.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi:

Mesatarisht, një në katër operacione është zhvilluar me partnerët tanë. Policia e Shtetit synon të jetë lider në disa operacione ndërkombëtare. Vetëm për tetë muajt e parë të vitit 2021 janë sekuestruar 18 milion asete kriminale, me synim fuqizimin e agjencive ligj-zbatuese dhe kthimin në të mira materiale e shërbime për komunitetet publike.