Art & Kulturë

Yuri Kim takon idhullin e saj: Dritë kaq verbuese dhe e bukur!

Sopranoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho është një prej idhujve të ambasadores amerikane në vendin tonë Yuri Kim. Ka qenë vetë diplomatja që e ka treguar këtë detaj në një postim në rrjetet sociale teksa rrëfeu edhe detaje nga një takim që zhvilloi me artisten e njohur.

Ermonela Jaho dhe Yuri Kim, foto e postuar nga ambasadorja amerikane ne Instagram.

Sot takova një nga idhujt e mi; yllin e mirënjohur të operës, Ermonela Jahon. Kemi punuar më herët bashkë në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por kjo ishte hera e parë që takoheshim personalisht. Ne folëm për aftësinë unike të muzikës për të lidhur njerëzit me njeri-tjetrin, për këmbënguljen dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë. Faleminderit, Ermonela, që ishe një dritë kaq verbuese, e bukur. Mezi pres të të shoh në skenë, shkruan Kim në postimin e saj.