Art & Kulturë

Yuri Kim uron Krishtlindjen në shqip: Vullneti i mirë ndriçoftë gjatë vitit të ri!

Përmes një mesazhi të shkurtër por domethënës, ambasada e SHBA në Tiranë u ka uruar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve. Me kartolinën e kuqe, tipike për festa, ambasada ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një urim paqeje në këtë sezon.

“Gëzuar Krishtlindjen! Ju urojmë gëzim dhe paqe në këtë sezon festash. Nga të gjithë ne këtu në Ambasadën e SHBA në Tiranë.”

Edhe diplomatja amerikane Yuri Kim përmes një urimi në gjuhën shqipe ka uruar që vullneti i mirë të ndriçojë gjatë vitit të ri.

“Gëzuar Krishtlindjen! Merry Christmas! Gëzimi dhe vullneti i mirë i Krishtlindjeve na ndriçoftë gjatë vitit të ri!”, shkruan Yuri Kim.

Festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.