Celebrities Gossip Showbiz

Zaimina Vasjari emocionon me video-n që ndan me ndjekësit me rastin e 1-vjetorit të tij!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të vitit 2022. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të çdo prindi.

E teksa ditën e sotme vogëlushi i saj feston ditëlindjen e tij të parë, Zaimina na ka emocionuar me video-n që ka ndarë me ndjekësit nga momentet e lindjes dhe fjalët e ëmbla që i ka dedikuar Kamarit.

Gëzuar ditëlindjen jeta ime, faleminderit që më bëre për herë të dytë nënë, më ke mbushur shpirtin dhe jetën me lumturi! Të duam shumë të gjithë! Faleminderit Zot 

E ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Zaimina foli për jetën e saj profesionale, personale dhe sigurisht për mëmësinë. Këngëtarja tha se nuk ndihet mirë kur njerëzit i japin më tepër vëmendje djalit sesa vajzës, pasi ajo dëshiron që fëmijët e saj të kenë vëmendje po njëlloj.